Abuzimi me substancat narkotike nga të rinjtë, dukuri kjo që luftohet nga Policia e Kosovës, siç duket ka zënë vend edhe mes tyre. Një polic i Kosovës u arrestua sot në Prishtinë, i dyshuar për lëndë narkotike.
Media ka mësuar ekskluzivisht se polici që u kap në flagrancë është Arbnor Rexhepi, zyrtar në Divizionin e Sigurimit.
Bazuar në informacionet e para, polici Rexhepi është kapur në flagrancë duke blerë narkotikë, të llojit kokainë te Parku i Qytetit.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme.