Seancë private e dëshmitarit të 99-të në rastin Thaçi dhe të tjerët

Aktuale

Seancë private e dëshmitarit të 99-të në rastin Thaçi dhe të tjerët

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 07:33 Përditësuar në ora: 10:47 më 29.10.2024
Ish-pjesëtarët e UÇK

Vazhdon dëshminë në seancë private dëshmitari i 99-të në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 99-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W04854 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e këtij dëshmitari është duke u dëgjuar në seancë private për publikun dhe pyetjet për atë i ka filluar mbrojtja e Selimit e përfaqësuar nga avokati Eric Tully.

Ndryshe, ky dëshmitar është duke dëshmuar përmes video-lidhjes dhe ashtu siç u tha në gjykatë, bashkë me atë është një përfaqësues i ‘dhënies së informacionit’.

Ky dëshmitar e ka filluar dëshminë të hënën pas dëshmitarit Fatmir Sopi, i cili dëshmoi në seancë plike.

Ndërsa, pas tij pritet që të dëshmojnë gjatë kësaj jave edhe tre dëshmitarë të tjerë.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë, sot, do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dëshmitari i fundit të hënën, ishte ai me kodin W0295, i 99-ti më radhë. Ky dëshmitar është duke dëshmuar me masa mbrojtëse dhe në seancë private për publikun, e që pyetjet i kanë filluar përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dje ka përfunduar dëshminë, Ish-pjesëtari i UÇK-së, Fatmir Sopi, i cili tha se në zonën ku ka vepruar ai, nuk ka pasur përçarje politike përpos misionit për luftën çlirimtare. Këtë deklarim, ai e bëri kur u pyet nga avokatja Krasniqit, se a ka pas ndonjë politikë UÇK-ja që ata që ishin në LDK, konsideroheshin kolaboracionistë. “Në zonën ku kam vepruar unë, nuk ka pas asnjë përçarje politike”, tha ia.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët”, këtë javë pritet të mbahen katër seanca gjyqësore,.

Të kujtojmë se në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të enjten u bë e ditur se është marrë vendim që më 14 nëntor 2024 të fillojë gjykimi në rastin ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës.

Ndryshe, rasti gjyqësor ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat