Osmani uron Erdoganin dhe popullin turk për Ditën e Republikës së Turqisë

Aktuale

Osmani uron Erdoganin dhe popullin turk për Ditën e Republikës së Turqisë

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 10:28
Vjosa Osmani dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk, për Ditën e Republikës së Turqisë.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Osmani thotë se populli i Kosovës falënderon Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite.

“I nderuari president Erdogan, në këtë ditë kuptimplote kur kombi turk feston Ditën e Republikës, shpresoj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj.

Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite.

Ne jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë dhe presim me padurim të shfrytëzojmë mundësitë që ofron bashkëpunimi ynë me entuziazëm të madh”, ka shkruar presidentja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat