​Haradinaj shpalos planin dhjetëvjeçar për anëtarësim direkt në NATO

Aktuale

​Haradinaj shpalos planin dhjetëvjeçar për anëtarësim direkt në NATO

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 11:00
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpalosur një plan dhjetëvjeçar për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Sipas Haradinaj, Kosova synon anëtarësimin e plotë në NATO përmes një plani të ri që përfshinë tri aspekte kryesore: Politikë, ushtarak dhe ekonomik.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Plani dhjetëvjeçar i dakorduar me Amerikën dhe NATO-n është themeli për veprimin e ardhshëm - anëtarësimin e drejtpërdrejtë. Partneriteti për Paqe tashmë është realizuar përmes këtij plani. Tani, Kosova synon anëtarësimin e plotë në NATO përmes një plani të ri që përfshin tri aspekte kryesore:

1. Politik:

- Forcimi i marrëdhënieve me institucionet euroatlantike;

- Përmbushja e obligimeve në dialog;

- Konsolidimi i demokracisë në Kosovë;

- Përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët.

2. Ushtarak:

- Ngritja e kapaciteteve luftarake të Ushtrisë së Kosovës;

- Zhvillimi i industrisë mbrojtëse vendore;

- Prodhimi i municioneve, predhave dhe pajisjeve të tjera ushtarake;

- Përmirësimi i infrastrukturës ushtarake dhe mbrojtëse civile;

- Rritja e kontributit të Kosovës në angazhimet e NATO-s.

3. Ekonomik:

- Aktivizimi i resurseve të Kosovës për partneritet ekonomik me vendet e Aleancës.

Anëtarësimi në NATO do të sjellë përfitime të shumta:

- Do të jetë kthesa më e madhe e sigurisë për Kosovën;

- Do të garantojë zhvillim ekonomik duke rritur vlerën e resurseve dhe potencialeve të vendit;

- Do të inkurajojë investitorët vendas dhe të huaj;

- Do ta shndërrojë Kosovën në një adresë të rëndësishme ekonomike.

Kjo kthesë e madhe ekonomike do të sigurojë:

- Qëndrimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve në Kosovë;

- Përmirësimin e sistemit shëndetësor, duke ofruar shërbime cilësore për të gjithë;

- Ngritjen e cilësisë së arsimit në nivelin e vendeve të NATO-s;

- Përshtatjen e arsimit me nevojat e tregut të punës.

Aleanca hyn në zgjedhje me vizionin e kësaj kthese të madhe në siguri dhe ekonomi. Ky vizion synon të sigurojë:

- Paga dhe pensione të dinjitetshme për qytetarët;

- Kushte më të mira jetese;

- Zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha sferat.

Udhëheqja nacionale kërkon vizion të gjerë. Anëtarësimi në NATO është përgjigje për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, duke përfshirë qëndrimin e popullatës, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe sigurimin e pagave të dinjitetshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat