Qeveria Kurti rrit pagat e sektorit publik – 55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku

Aktuale

Qeveria Kurti rrit pagat e sektorit publik – 55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku

Nga: Bota sot Më: 29 tetor 2024 Në ora: 11:36 Përditësuar në ora: 13:34 më 29.10.2024
Albin Kurti

Murati jep detaje: Këto janë pagat e reja të mësimdhënësve, mjekëve e policëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nga janari parashihet rritja e pagave për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Murati tha se këtë herë, rritja nuk do të bëhet ashtu siç ka ndodhur rëndom, që të rritet vlera e koeficientit e të përfitojnë të gjithë, por, tha se “kemi vendosur që ta shpërndajmë në vlerë absolute, ku pastaj nëse përkthehet në përqindje, i bie që për disa pozita që kanë paga më të ulëta, rritja i bie më e lartë, kurse për pozitat më të larta, rritja mund të jetë 5 deri në 7 përqind.

“Kësisoj, edhe po e ruajmë qëndrueshmërinë fiskale, por edhe po sigurohemi që ata që janë kontribuuesit më të mëdhenj për mbajtjen dhe funksionimin e vazhdueshëm të administratës publike, mësuesit, zjarrfikësit, policët, ushtarët, administrata publike, të përfitojnë më së shumti nga kjo rritje”.

“Edhe në diskutimet që kemi pasur edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, saktësisht me FMN-në, ka qenë një negocim i vazhdueshëm që ata t’i bindim dhe falë disiplinës fiskale dhe maturisë sa i përket politikave fiskale që kemi treguar në katër vitet e fundit, ka qenë më e lehtë që të binden, që të shkojmë me këtë version”, tha Murati në konferencë për media.

Më tej, ai përmes një grafike, tha se me metodën e re për rritjen e pagave në sektorin publik, pagat e mësuesve, policëve, infermierëve, zjarrfikësve dhe ushtarëve do të rriten për nga 110 euro.

Kurti: Unë nuk themeloj asociacione, kam ofruar ta shkruaj draft-statutin por jam refuzuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se ka qenë i gatshëm ta shkruajë draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe por kjo, sipas tij, u refuzua nga ndërmjetësit.

Kurti ka thënë se kryeministri nuk është për të themeluar asociacione, e se kjo është detyrë e komunave.

Kryeministrat nuk formojnë asociacione të komunave, komunat ofrohen e bashkëpunojnë. Ne e kemi një asociacion të komunave, nëse dikush e dëshiron një tjetër, kjo duhet të bëhet nga komuna. Nuk formon kryeministri asociacion, as nuk i themelon. Komunat asociohen me njëra-tjetrën. Nëse kryeministri themelon, kjo do të ishte imponim ndaj komunave. Asocimi është liri dhe e drejtë, këtë s’e bëjë unë, aq më pak ndonjë shtet fqinj që mund të ketë pretendime të tilla”, ka theksuar ai.

Më duhet të them se unë kam ofruar ta shkruajë draftin por aty jam refuzuar dhe më është thënë se këtë duhet ta bëjë ekipi menaxhues, i kryesuar nga deputetja e partisë së Vuçiqit e cila thur lavde për kryekriminelin serb Milan Radojçiq”.

Unë kam shprehur gatishmërinë ta shkruaj draft statutin, mirëpo në anën tjetër jam kryeministër i Republikës Demokratike dhe duke qenë kryeministër unë nuk formoj Asociacion, kjo duhet të bëhet nga komunat”, u shpreh Kurti.

Murati: Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë të pasakta deklarimet për bllokim të llogarive ndaj komunave.

Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen.

Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Ankesat janë bërë në adresë të gabuar dhe po shfrytëzohen për sulme ndaj qeverisë”.

Qeveria nuk bllokon llogari, bllokimet bëhen nga përmbaruesit dhe nga vendimet e formës së prerë nga gjykata. Çfarëdo pulitke që e kemi ndërmarrë, kemi shtuar edhe buxhetin përkatës”, ka thënë ministri.

Kurti: Të hyrat buxhetore për 2025-të janë 3.3 miliardë euro, buxheti për shpenzim – 3.6 miliardë euro

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro.

“Teksa po përgatisim buxhetin për vitin 2025 të hyrat buxhetore të projektuara janë 3.3 miliardë euro.

Kjo është për 90 për qind më e lartë se sa niveli në vitin 2020 para qeverisjes sonë, apo nëse e krahasojmë me vitin 2019 është 74 për qind”.

“Për vitin 2025 buxheti i planifikuar për shpenzim shënon nivelin mbi 3.6 miliardë euro, që krahasuar me vitin 2020 është për 60 për qind më i lartë. Këtë rritje nuk e arritëm duke rritur shkallët tatimore, tatimin e zvogëluam duke e liruar pagën minimale nga tatimi në pagën personale”, ka thënë Kurti.

Ministri Murati thotë se i kanë votat për buxhetin

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se i kanë votat për të votuar buxhetin për vitin 2025, por shtoi se pret që ky ligj nuk do përfshihet në betejën politike dhe fushatën zgjedhore.

Ai nuk tregoi ndonjë datë të saktë se kur do të procedohet në kuvend buxheti.

“Ekipet janë duke e finalizuar ligjin e buxhetit dhe po besoj që po sa ta kemi gati, ditën e nesërme mund edhe të thirret mbledhja, për ta proceduar më tutje në kuvend e pastaj janë procedurat që i parasheh kuvendi.

Sa i përket numrave, ne i kemi numrat, pra kemi ende shumicën në kuvend me gjithë lëvizjet e fundit që kanë ndodhur. Por gjithsesi besoj që ligji i buxhetit, duke qenë një ligj tepër i rëndësishëm dhe jetik për qytetarët e vendit, pra nuk do të bëhet pjesë e betejës politike apo ndonjë fushatë zgjedhore sepse është ligj që duhet të kalohet me patjetër në mënyrë që të mirëmbahet dhe të ketë vazhdimësi në funksionimin e shtetit”, tha ai. 

Qeveria Kurti rrit pagat e sektorit publik

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm fillon rritja e pagave në sektorin publik. Këtë ai e bëri të ditur në një konferencë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. 

Kurti fillimisht ka paraqitur të arriturat e Qeverisë së tij, ku përmendi mbështetjen për prodhuesit dhe për familjet që sipas tij, ka ndikuar në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe shtimin e vendeve të reja të punës.

Ai ka thënë se pagat janë rritur çdo vit, ashtu siç e parasheh edhe Ligji, ndërsa kësaj here nuk do të rritet koeficienti, por njësia e tij. Sipas tij, të gjithë punëtorët e sektorit publik do të marrin paga më të larta prej 50 euro nga janari dhe 110 nga korriku.

Duke pasur parasysh nevojën për të mbështetur ata që kanë paga më të ulëta, ne kemi shkuar maksimumin e lejuar për rritjen e pagave. Nuk po e rrisim vlerën e koeficientit, por koeficientin për një njësi. Nga janari i vitit të ardhshëm, koeficienti do të rritet për 0.5 njësi dhe nga korriku për 0.5 njësi tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6 i bëhet 6.1 në janar, ndërsa në korrik i bëhet 6.6. Të gjithë të punësuarit do t’u rriten pagat 55 euro nga janari, 110 në korrik”.

Ai më tej shtoi se ekonomisë së Kosovës çdo vjet shtohet nga 1 miliard euro “sivjet po e kalojmë 10 miliardshin e vitin tjetër do ta shtojmë 11 miliardshin”.

“Për vitin 2025 për shpenzim shënon nivelin 2.3 miliardë euro. Kjo nuk është bërë duke rritur tatimet për qytetarët madje kemi liruar edhe tatimet. Rritjen e të hyrave tatimore e kemi bër duke e luftuar kontrabandën”, tha Kurti. 

Për këto ktër vite, BPB është rritur sivjet dhe do ta kalojë 10 miliardë dhe pritet të shkojë 11 miliardë euro. Sivjet po e kalojmë 10 miliardë e vitin e ardhshëm do ta kalojmë 11 miliardhshin. Kemi shtim të vendeve të punës dhe aktualisht kemi 75 mijë vende të reja të punës”, tha Kurti.

Me hyrjen në fuqi, vitin e ardhshëm do ta shtojmë buxhetin për paga. Rritja e koeficientit do të rritet vitin e ardhshëm. Rritjen për secilin vit duhet të jetë në vij me rritjen ekonomikë dhe fatmirësisht në qeverisjen tonë kemi treguar se dimë të qeverisim me zotnillëk”.

Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të mbajnë sot konferencë për media.

Sipas njoftimit për media, konferenca do të fillojë në orën 12:30.

Nuk dihet arsyeja e konferencës.

Priten detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat