Abdixhiku kritikon qeverinë: Ndryshimi po vjen! Edhe për pensionistët

Aktuale

Abdixhiku kritikon qeverinë: Ndryshimi po vjen! Edhe për pensionistët

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 11:36
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video të re në llogarinë e tij në Facebook, e cila shfaq një pensionist.

Me anë të kësaj videoje, ai thotë se me qeverinë aktuale, sfidat dhe vështirësitë e pensionistëve vetëm sa janë rritur dhe sipas tij, premtimet nuk janë mbajtur.

Abdixhiku më tej shprehet se është i vendosur t’i nderojë gjeneratat që e kanë ndërtuar Kosovën.

“Ky është zëri i Xhelal Osmanit, një njeri i ndershëm, tani pensionist, i cili si shumë pensionistë të tjerë në Kosovë, ka kontribuar me dekada të tëra në vend dhe sot meriton një jetë të dinjitetshme në pension. Fatkeqësisht, me këtë qeveri, sfidat dhe vështirësitë e pensionistëve vetëm sa janë rritur, ndërsa premtimet e dhëna nuk janë mbajtur kurrë. Rritjet simbolike në fund të mandatit nuk kanë mbuluar as inflacionin e akumuluar në katër vite! Unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës jemi të vendosur për t’i nderuar gjeneratat që e kanë ndërtuar Kosovën. Ndryshimi po vjen! Edhe për pensionistët”, ka shkruar kreu I LDK-së.

Postimi i plotë:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat