“Veriu nuk është “dhuratë e Rankoviqit’”: VV publikon pamjet: Dikur lejohej vetëm ndërtimi i villave të Radoiçiqit, sot atje...

Aktuale

“Veriu nuk është “dhuratë e Rankoviqit’”: VV publikon pamjet: Dikur lejohej vetëm ndërtimi i villave të Radoiçiqit, sot atje...

Nga: M.L. Më: 29 tetor 2024 Në ora: 11:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Lëvizja Vetëvendosje ka postuar një video nga pjesa veriore e vendit ku shihen duke u ndërtuar shtëpitë e qytetarëve, rrugët e qyteteve dhe fshatrave.

LVV ka rikujtuar dikur atje lejohej vetëm ndërtimi i villave të Radoiçiqit.

Në veri të vendit dikur lejohej ndërtimi vetëm i villave të Radoiçiqit, sot atje po ndërtohen shtëpitë e qytetarëve, rrugët e qyteteve dhe fshatrave. Veriu është i Republikës dhe qytetarëve të saj dhe nuk është “dhuratë e Rankoviqit”, shkruan ky subjekt politik.

VV-ja ka theksuar se për këto 4 vite qeverisje është bërë një punë e jashtëzakonshme në këtë zonë edhe nga aspekti infrastrukturor, janë shtruar shumë rrugë e po ndërtohen shumë shtëpi.

“Tash është në përfundim edhe rruga Bare-Selac në gjatësi prej 8.4Km që ka një rëndësi të veçantë për banorët por edhe gjithë sigurinë e vendit.

Kjo pjesë ka qenë e lënë anash jo vetëm për nga shtrirja e rendit dhe ligjit por edhe nga aspekti i infrastrukturës dhe shërbimeve. Heqja dorë e të gjitha qeverisjeve ka bërë që pos presioneve të dhunshme për largim nga ato zona njerëzit të mos kenë as perspektivë jetese në mungesë të shërbimeve elementare për jetë”, përfundon postimin LVV.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat