Suspendohet polici, i cili dyshohet se u kap me drogë

Aktuale

Suspendohet polici, i cili dyshohet se u kap me drogë

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 12:00
Ilustrim

Një zyrtar policor është ndaluar për 48 orë, pasi që u arrestua ditën e djeshme në një operacion të Antidrogës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Inspektorati i Policisë.

IPK-ja tha se zyrtari policor në fjalë është suspenduar, nën dyshimin se ka kryer vepren penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat