Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite buxheti për vitin 2025

Aktuale

Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite buxheti për vitin 2025

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 13:19
Qeveria e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhje Qeveria e Kosovës.

Ai ka shtuar se në këtë mbledhje do të jetë në rend dite edhe miratimi i buxhetit për vitin 2025.

Kurti sot pohoi se shifra e buxhetit për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro. 

Deklarimet ai i tha në një konferencë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat