Kryetari i Sindikatës së Zjarrifkësve: Kjo nuk është kurrfarë rritje e pagave

Aktuale

Kryetari i Sindikatës së Zjarrifkësve: Kjo nuk është kurrfarë rritje e pagave

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 14:04
Ilustrim

Tre muaj para përfundimit të mandatit Kurti merr vendim për t’i rritur pak pagat, një pjesë nga janari, tjetra nga korriku.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e koeficientit për vitin 2025 do të mbetet e njëjtë pra 110 euro, por se do të rritet koeficienti për njësi.

Kurti ka thënë se duke filluar nga janari koeficienti do të rritet për 0.5, e nga korriku edhe për 0.5 njësi të tjera.

Lidhur me ngritje e pagave në sektorin publik është delaruar Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.

“Duke pasur parasysh duke pasur nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta, sidomos në këto kohë kur I gjithë globi po përballet me kosto të rritjes së jetesës, ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për njësi. Pra vlera e koeficientit mbetet e njëjtë. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm për 0.5. njësi nga janari  0.5 njësi të tjera. Me fjalë të tjera, dikush që e ka koefiencitin 5.6 në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.7”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Muharrem Beka, kryetari i sindikatë së  i zjarrfikësve, ka shprehur mos pëlqimin  e tij në lidhje me rritjen e pagave të shpallura nga Kryeministri Kurti.

Ai tha se kjo rritje është minimale, duke pasur parasysh inflacionin dhe rritjen e çmimeve, që e bën të vështirë për familjet të përballojnë obligimet e tyre.

‘’ Kjo shumë e rritjes është minimale duke pasur parasysh inflacionin dhe koston e jetës tani të gjithë po  e shohim që ka nj ngritje të madhe të çmimeve dhe është vështire që me këtë pagë t’ja dalësh me obligimet e një familjeje’’, tha Beka.

Beka theksoi se rritja e propozuar është më pak se 10%, duke e cilësuar si një ngritje shumë të ulët që nuk është e mjaftueshme për një jetë mesatare. Ai shprehu gjithashtu pakënaqësinë e zjarrfikësve, të cilët kanë humbur edhe shtesat për rrezikshmërinë, duke e vënë këtë kategori në një gjendje të vështirë.

‘’ Unë mendoj që është më pak se 10% po i bie  kurrfarë ngritje shumë e ulët është nuk është e mjaftueshme veç për jetë mesatare.

Zjarrfikësit nuk janë fare të kënaqur iu janë hequr edhe shtesat e rrezikshmërisë janë kategoria qe janë në gjendjen më të rëndë’’, përfundoi Beka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat