Vetëvendosje për rritjen e pagave: Dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.6

Aktuale

Vetëvendosje për rritjen e pagave: Dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.6

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 14:06
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me projektbuxhetin për vitin 2025 do të rritet sasia e koeficientit për njësi për secilin punëtor në sektorin publik.

Sipas VV-së dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.6.

“Me projektbuxhetin 2025, parashihet të rritet sasia e koeficientit për njësi për secilin punëtor në sektorin publik. Rritja e sasisë së koeficientit për njësi do të jetë 0.5 në janar 2025 dhe 0.5 në korrik 2025.

Shembull: Dikush që e ka koeficientin (5.6) në janar i bëhet (6.1) kurse në korrik (6.6).

Pra, për 55 euro në janar dhe për 55 euro të tjera në korrik, duke mbrri shumën totale prej 110 euro për secilin punëtor në sektorin publik“, ka thënë VV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat