Musliu: Qytetarët kanë filluar me ia pa hajrin Bedri Hamzës ende pa u bërë Kryeministër

Aktuale

Musliu: Qytetarët kanë filluar me ia pa hajrin Bedri Hamzës ende pa u bërë Kryeministër

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 14:34
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar rritjen e pagave nga qeveria, duke thënë se qytetarët po ia shohin hairin Bedri Hamzës ende pa u bërë kryeministër.

Sipas saj, që nga kandidimi i Hamzës për kryeministër nga PDK-ja, qeveria po i “ngrit” pagat në sektorin publik.

Bedri Hamzes kane fillu me ja pa hajrin qytetaret ende pa e marre zyrtarisht mandatin e Kryeministrit. Prej qe Partia Demokratike e ka kandidu per Kryeminister u mbyte duke  I “ngrite” pagat Qeveria.

Ama qytetaret tash po numrojne Nentor, Dhjetor, Janar, BEDRI HAMZA”, ka shkruar Musliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat