Gërvalla nesër e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Aktuale

Gërvalla nesër e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 15:33
Donika Gërvalla

Nesër me fillim nga ora 16:00 sipas kohës tonë lokale, do të mbahet seanca e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Aty do të diskutohet për raportin gjashtëmujor i sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Media merr vesh nga burimet se takimi do të jetë në nivel të ministrave të Jashtëm, ku Kosova do të përfaqësohet nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla.

Derisa palën serbe sipas raportimit të mediave atje, do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm Marko Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat