Tahiri: “Rritja” nga Qeveria s’i mbulon dështimet në ekonomi, kur Hamza ishte ministër i rriti pagat deri në 139%

Aktuale

Tahiri: “Rritja” nga Qeveria s’i mbulon dështimet në ekonomi, kur Hamza ishte ministër i rriti pagat deri në 139%

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 16:48
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se rritja e pagave në sektorin publik që sot e njoftoi kryeministri Albin Kurti nuk “i mbulon dështimet në ekonomi” të kësaj qeverie, të cilën ai e quajti “qeveri në shkuarje”.

““Rritja” e paralajmëruar e pagave nga qeveria në shkuarje, nuk i mbulon dështimet në ekonomi dhe rënien e standardit të jetesës. Kjo rritje e premtuar është tejet e vogël për të sanuar sadopak nivelin e varfërisë së ekonomive familjare i cili është rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve, çmimit të energjisë elektrike, rritjes së tatimit në pronë dhe politikave të gabuara që kjo qeveri i ka miratuar”, ka shkruar ai.

Tahiri bëri një krahasim me kohën kur në krye të Financave ishte Bedri Hamza, kandidati aktual i PDK-së për kryeministër, për të cilin tha se kishte rritur pagat deri në 139%.

“Ndërkaq, në kohën kur financat e shtetit i menaxhonte Bedri Hamza, asokohe Ministër financash, në pak muaj Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, i rriti pagat e mjekëve 87%, të arsimtarëve 89% pagat e infermierëve 133%, pagat e policëve 139% dhe të gjitha kategorive të tjera shoqërore. Në të njëjtën kohë, pa marrë asnjë cent borxh, kemi ndërtuar dy autostrada që kanë transformuar vendin, kemi sjellë investitorë të mëdhenj në aeroport dhe energjetikë dhe kemi zvogëluar papunësinë për 30%. Këto nuk janë statistika propagandistike. Të gjithë qytetarët i mbajnë ne mend rritjet e pagave nga Bedri Hamza, në qeveritë e udhëhequra nga Kryeministri Thaçi|.

Në fund, ai tha se koha e premtimeve të kësaj “qeverie në shkuarje ka kaluar”, ndërsa “koha e përparimit dhe ndryshimit po vjen me 9 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat