Qeveria: Plotësimi i dakordimit të Bratislavës për deeskalimin në veri do të ishte i mjaftueshëm që masat të largohen

Aktuale

Qeveria: Plotësimi i dakordimit të Bratislavës për deeskalimin në veri do të ishte i mjaftueshëm që masat të largohen

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian i cili po kërkon hapa shtesë nga Kosova për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovws.

Qeveria se Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat e dakordimit të Bratislavës për deeskalimin e situatës në veri dhe se një gjë e tillë do të ishte e mjaftueshme që masat të largohen.

Reagimi i Qeverisë pasoi deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila gjatë vizitës në Kosovë tha se nevojitën hapa të mëtejmë në mënyrë që të arrihet tek heqja e masave.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu nuk bëri të ditur nëse këta hapa i janë paraqitur Qeverisë por tha se BE-ja i ka të gjitha arsyet e duhura që t’i jep fund kësaj padrejtësie ndaj vendit tonë.

“Ne me të drejtë kërkojmë largimin e masave dhe do të vazhdojmë të paraqesim këtë kërkesë sepse ato nuk reflektojnë as arsyet për të cilat janë vendosur e as situatën në terren. Ato kanë qenë të padrejta që nga fillimi, ndërkaq Kosova ka plotësuar dakordimin e Bratislavës për hapat që duheshin ndërmarrë për deeskalimin e situatës. Deeskalimi ka kohë që ndodhur. Kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që masat të largohen. Për më tepër që nga qershori i këtij viti ka një raport të Përfaqësuesit të Lartë BE-së, Josep Borrel në të cilin kërkohet që masat ndaj Kosovës të largohen. BE-ja sot i ka të gjitha arsyet e duhura që t’i jep fund kësaj padrejtësie ndaj vendit tonë, te i cili gjen partnerin më të mirë në rajon.”, tha zëdhënësi I Qeverisë, Përparim Kryeziu për RTV21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat