Ministrja Gërvalla në New York, nesër përfaqëson Kosovën në OKB

Aktuale

Ministrja Gërvalla në New York, nesër përfaqëson Kosovën në OKB

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 17:32
Donika Gërvalla

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka konfirmuar se Donika Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në seancën e nesërme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas MPJD-së, Gërvalla është nisur për në New York.

“Gjatë kësaj seance, Ministrja Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës”.

“Gjithashtu, Ministrja Gërvalla do të flasë edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe sfidat që ato paraqesin për paqen dhe stabilitetin në rajon. Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet të mërkurën, më 30 tetor, duke filluar nga ora 16:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat