Rukiqi: LDK do të udhëheq me Qeverinë e re sigurt, me ne mësuesit do t’i marrin 840 euro

Aktuale

Rukiqi: LDK do të udhëheq me Qeverinë e re sigurt, me ne mësuesit do t’i marrin 840 euro

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 17:36
Berat Rukiqi

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për rritje prej 110 eurove të pagave në sektorin publik, rritje që do të ndodh në dy pjesë, në janar 2025 dhe në korrik.

Rukiqi ka thënë se me një qeveri të re që do të udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, mësuesit do të marrin 840 euro.

Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se ky vendim do të merret në javën e parë dhe se kjo gjë është e sigurt.

“Këto janë të sigurta. Ne po vijmë në pushtet. Do ta udhëheqim qeverinë. Mësuesit do ta kenë 840 euro pagën”, ka thënë Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat