Komandanti i KFOR-it tregon pse janë shtuar forcat në Kosovë

Aktuale

Komandanti i KFOR-it tregon pse janë shtuar forcat në Kosovë

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 17:59
Enrico Barduani

Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Enrico Barduani, së fundmi ka folur për sigurinë në Kosovë dhe në botë si dhe kontributin e KFOR-it në këtë aspekt.

Ai ka konsideruar se siguria në Kosovë është më mirë se në të kaluarën.

“Sa i përket sigurisë, në bazë të përvojave të mia të mëparshme, mund të them se gjendja e sigurisë në Kosovë në fakt është e përmirësuar në krahasim me të kaluarën. Kjo është arsyeja pse KFOR-i ka reduktuar praninë e tij me kalimin e kohës.

Më kujtohet se kontingjenti i KFOR-it fillimisht ishte i përbërë nga rreth 50.000 ushtarë të NATO-s, ndërsa sot numri i trupave është rreth 4.500”, ka potencuar Barduani në një intervistë për radio KFOR.

Ani pse ai ka konsideruar se siguria në Kosovë është përmirësuar, komandanti i KFOR-it ka treguar arsyen se pse pavarëssht kësaj KFOR-i ka shtuar numrin e forcave në Kosovë.

“Për fat të keq, sot jetojmë në një botë në të cilën situata e sigurisë po evoluon dhe po përkeqësohet me shpejtësi dhe gjithashtu rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është i përjashtuar nga ky evolucion.

Në këtë kuptim, KFOR-i tashmë ka përshtatur praninë e tij në të gjithë Kosovën, duke përfshirë vendosjen e fundit të forcave rezervë të NATO-s, në mënyrë që të vazhdojë të ekzekutojë siç duhet detyrat e tij dhe të marrë të gjitha aftësitë e nevojshme që kërkon situata në terren”, ka thënë Barduani.

Mes tjerash, ai ka folur edhe për moton me të cilën do të udhëheqë gjatë mandatit të tij njëvjeçar.

“Kur u emërova si komandant i ri i KFOR-it, pyeta veten se cili ishte elementi më i rëndësishëm i misionit të KFOR-it për mua. Kështu, unë kam zgjedhur këtë moto “Unitas Omnia Vinciť”. Është në latinisht dhe mund ta përkthejmë në anglisht si “Uniteti fiton mbi të gjitha” ose, më mirë, “Uniteti i njerëzve fiton mbi të gjitha”, është shprehur komandanti i KFOR-it në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat