Një ditë më pas kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur shqetësim për bllokimin e qasjeve financiare, duke e quajtur këtë veprim një dëm për buxhetin e Komunës. Ai sqaroi se njoftimi për këtë bllokim ka ardhur nga Thesari dhe Ministria e Financave, duke theksuar se situata është e dokumentuar.
‘’ Veprim jo i mirë, ky veprim e dëmton buxhetin e Komunës, neve njoftimi na ka ardhur nga thesari,nga Ministria e Financave, nuk ka ardhur privat dhe po flas realitetin, nuk po flas diçka që nuk është , po flas me dokument zyrtar’’, tha Muharremaj.
Kryetari theksoi ky veprim është jo ligjor dhe se buxheti i Komunës është i taksapaguesve dhe nuk duhet të jetë nën kontrollin e qeverisë.
‘’ Kjo çfarë po ndodh për mua është jo ligjore. Buxheti i Komunës është kësaj të fundit, nuk është i Qeverisë ‘’, tha Muharremaj.
Kryetari u angazhua se do të vazhdojnë punën Pavarësisht këtij problemi dhe tha se duhet bashkëpunuar me Asamblenë komunale për të përballuar këtë sfidë.
‘’ Ne do të vazhdojmë të punojmë, nuk do të ndalemi, duhet ulur me asamblenë komunale dhe të kryejmë punët tona’’, përfundoi Kryetari.