Abdixhiku i kundërpërgjigjet Qeverisë për rritjen e pagave: Këto paga do i marrë sektori publik me LDK në Qeveri

Aktuale

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Qeverisë për rritjen e pagave: Këto paga do i marrë sektori publik me LDK në Qeveri

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 18:49
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se rritja e pagave për sektorin publik nuk mjafton.

Qeveria ka vendosur që nga janari të rris pagat në sektorin publik prej 55 euro, kurse faza e dytë hyn në fuqi nga korriku i vitit 2025, për të plotësuar totalin prej 110 euro rritje, ka treguar kryeministri Albin Kurti.

Por, Abdixhiku thtoë se me rritjen e çmimeve kjo rritje nuk publikon.

Ai ka publikuar një tabelë që tregon sesa do t’i rris pagat LDK-ja nëse vjen në Qeveri.

Abdixhiku është zotuar për koeficient 150 euro.

“Me krizën e madhe të inflacionit, me rritjen e paprecedentë të çmimeve, të gjithë shërbyesit publik meritojnë paga të dinjitetshme nga shteti për të cilin punojnë. Këto paga nuk i kanë sot! Këto paga do t’i kenë që nga java e parë e Qeverisë sonë! Ky është dallimi! Ky është ndryshimi”, ka thënë Abdixhiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat