Kadriaj: Nga rritja e pagave do të përfiton politikisht Qeveria, ekonomikisht bizneset

Aktuale

Kadriaj: Nga rritja e pagave do të përfiton politikisht Qeveria, ekonomikisht bizneset

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 19:00
Mustafë Kadriaj

Ekonomisti, Mustafë Kadriaj thotë se në vendet perëndimore pagat në sektorin privat janë më të larta se ato në sektorin publik.

Kadriaj tha se në fillim të mandatit te qeveritë e kaluara ka pasur rritje pagash, ku sipas tij 25% janë rritur pas Pavarësisë së Kosovës.

“Qeveritë e kaluara i kanë rritur pagat gjatë gjithë qeverisë, ka pasë qeveri që në fillim të qeverisjes së saj janë rritur pagat. Ne kemi pasur rritje të pagave në fillim kur flasim pas Pavarësisë së Kosovës deri në 25% edhe më shumë por kanë qenë pagat në fillim të mandatit”, tha Kadriaj.

E sot në një konferencë për media, Kurti deklaroi se do të ketë rritje pagash në sektorin publik deri në 110 euro.

E sipas ekonomistit, këto paga nëse rriten do të përfiton politikisht Qeveria, ndërsa ekonomikisht do të përfitojnë bizneset.

Madje, ai thotë nëse do të ketë rritje pagash, në pjesën e inflacionit do të ketë ndikim jashtëzakonisht të madh, ngase bizneset do t`i rrisin çmimet.

“Këto paga nëse rriten unë vlerësoj se përfiton në fund politikisht Qeveria, ndërsa ekonomikisht do të përfitojnë bizneset. Në pjesën e inflacionit do të ketë ndikim jashtëzakonisht të madh, sepse bizneset më të nuhatur që ka rritje të pagave ata do t`i rrisin çmimet si në shportë konsumesh në tekstil, gastronomi dhe në përgjithësi gjitha shërbimet kështu që vetëm do të përfitojnë bizneset, por nuk do të përfitojnë në fakt qytetarët e aq më shumë kjo do t`a ketë inpaktin tjetër tek bizneset që me të rritur këto paga, Kurti nuk po mendon fare për pagën minimale në përgjithësi sepse paga minimale është tashmë 350 euro që bizneset tani do të kenë shumë pikëpyetje”, deklaroi Kadriaj.

Te çështja e papunësisë, Kurti në konferencën e së martës theksoi se mbi 75 mijë vende të reja të punës, ndërsa sipas raportit të Bankës Botërore 37% e të aftëve për punë në Kosovë punojnë, ndërsa pjesa tjetër jo.

Ndryshe, ekonomisti thotë se kjo deklarata e kryeministrit bie poshtë sepse fuqia punëtore në bazë Bankës Botërore është aktive dhe prek shifrën 37%.

“Kjo bie poshtë, fuqia punëtore në bazë Bankës Botërore që është aktive pra e kemi këtë shifër 37% pra kjo është gjendja aktuale”, ka thënë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat