Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka kritikuar keq planifikimin që ka ndodhur në Komunë, duke e cilësuar si një rast që ka tejkaluar çdo kufi. Ai theksoi se përgjegjësitë janë ligjore dhe që nëse ka ndodhur ndonjë shkelje, duhet të hetohet nga organet kompetente.
‘’ Rasti në Komunën e Suharekës është keq planifikim dhe ka tejkaluar çdo kufi, përgjegjësitë janë ligjore nëse është bërë ndonjë shkelje le t procedohet nga organet kompetente’’, tha Zyba.
Zyba shprehu dyshimin se kryetari i komunës ka qenë i sinqertë në deklaratat e tij, duke u përpjekur të gjuajë fajin te Kontrata kolektive ose në dokumentet ligjore.
‘’ Nuk mendoj se kryetari I Komunës është treguar i sinqertë duke u përpjekur të gjuaj fajin diku aq më pak te një kontratë kolektive ose te një dokument ligjor’’, theksoi Zyba.
Ai u shpreh se nuk do ta ndihmonte kryetarin nëse do të ishte nevoja , por do të përqendrohej te qytetarët e komunës, veçanërisht tek ato kategori që po japin kontribut, duke sygjeruar se kryetari nuk e meriton ndihmën.
‘’ Kryetarin nuk do ta ndihmoja, por qytetarët e Komunës dhe sidomos kategoritë që janë duke dhënë kontribut. Jo kryetarin, sepse kryetari nuk e meriton të ndihmohet’’, përfundoi Zyba.