Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) nuk është pajtuar me vlerën e propozuar nga qeveria për rritjen e pagave.
Duke u nisur nga këta faktorë, SPK kërkon që rritja e pagave për vitin 2025 të realizohet duke përfshirë një rritje totale prej dy koeficientësh.
Konkretisht, sugjerohet që rritja e parë të zbatohet në janar për një koeficient dhe e dyta në qershor për një koeficient shtesë.
Lidhur me këtë ka reaguar zyrtari i LDK’së, Berat Rukiqi, i cili tha “tani, pas deklarimit të sektorëve një nga një, të pakënaqur dhe të ofenduar me propozimin për rritje të pagave, mos u çuditni kur t’i shihni pushtetarët, duke i akuzuar sindikatat, për luftë hibride”.