Sindikata e Policisë nuk pajtohet me rritjen e pagave, Rukiqi: Mos u çuditni kur t’i shihni pushtetarët, duke i akuzuar sindikatat për luftë hibride

Aktuale

Sindikata e Policisë nuk pajtohet me rritjen e pagave, Rukiqi: Mos u çuditni kur t’i shihni pushtetarët, duke i akuzuar sindikatat për luftë hibride

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 20:04
Berat Rukiqi

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) nuk është pajtuar me vlerën e propozuar nga qeveria për rritjen e pagave.

Duke u nisur nga këta faktorë, SPK kërkon që rritja e pagave për vitin 2025 të realizohet duke përfshirë një rritje totale prej dy koeficientësh.

Konkretisht, sugjerohet që rritja e parë të zbatohet në janar për një koeficient dhe e dyta në qershor për një koeficient shtesë.

Lidhur me këtë ka reaguar zyrtari i LDK’së, Berat Rukiqi, i cili tha “tani, pas deklarimit të sektorëve një nga një, të pakënaqur dhe të ofenduar me propozimin për rritje të pagave, mos u çuditni kur t’i shihni pushtetarët, duke i akuzuar sindikatat, për luftë hibride”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat