Këngëtari Labinot Tahiri, u raportua se do t'i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, por këtë e ka demantuar vetë Tahiri.
Tahiri ka thënë se nuk është pjesë e kandidimit në këto zgjedhje.
‘‘Jo, jo. Nuk jam pjesë e kandidimit në këto zgjedhje, edhe ia paftë hajrin krejt popullata qatyne partive që po dojnë me i votu edhe kandidatët” tha ai.
Ai shtoi se nuk ka pasur asnjë takim me strukturat ose zyrtarët e LDK-së
”Nuk kam pasë asnjë takim me LDK-në” tha Tahiri.