Paralajmërohet padi ndaj Ministrisë së Financave

Aktuale

Paralajmërohet padi ndaj Ministrisë së Financave

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 21:07
Instituti i Kosovës për Drejtësi

Instituti i Kosovës për Drejtësi, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe ata të SBASHK-ut, kritikuan Qeverinë për mungesë të Marrëveshjes Kolektive.

Aty u paralajmërua padi për Ministrinë e Financave nëse nuk e funksionalizon Këshillin Ekonomik Social.

"Shumicën e mjeteve që i kemi përdor në forma sindikale është edhe forma e komunikatave që është që brenda një kohe shumë të shkurt i kemi bë diku 50 komunikata i kemi dërguara për t’i bërë presion qeverisë që të kemi dialog social dhe konsitutim të Këshillit Ekonomiko Social. Mungesa e Kontratës Kolektive edhe dialogut social është një dështim shumë i madh i sistemeve tona në Kosovë edhe do të kërkohet një përgjegjësi e madhe në këtë drejtim", ka thënë Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Atdhe Hykolli.

"Hekuran Murati me veprimet e tij me barrikadimet e bëra, me ngërçin e krijuar në mënyrë artificiale me Këshillin Ekonomik Social duke e bllokuar në tërësi funksionimin e tij ka dëshmuar se është kundër dialogut, ka dëshmuar se është kundër sindikatave", ka thënë Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut

Në tryezë u rekomandua që forcimi i bashkëpunimit me sindikatat dhe fillimi i dialogut social janë kritere minimale që duhen plotësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat