Rritja e pagave, Mustafa për Muratin: U ngreh për veshi nga shefi i tij

Aktuale

Rritja e pagave, Mustafa për Muratin: U ngreh për veshi nga shefi i tij

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 21:33
Besian Mustafa

Këtë të martë në emisionin “Politiko” po diskutohet për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave, teksa i ftuar është zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa përballë komentatorëve politikë Nexhmedin Saphiut, Viktor Buzhalës, Shqipe Pantinës dhe Halil Matoshit.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka premtuar se me ardhjen në pushtet të LDK-so do të ketë rritje nomanale e reale të pagave në sektorin publik.

Ndërsa vendimin e qeverisë për rritjen e pagave e ka kritikuar, Mustafa ka thënë se Murati ka dalë në kundërshtim me fjalët e tij, ngaqë sipas tij, dy javë më herët ai kishte deklaruar se nuk do të ketë rritje të pagave, duke thënë me ironi se “Murati u ngreh për veshi nga shefi i tij”.

“Lajmi i keq është që në këto katër vite nuk pati rritje fare të pagave në sektorin publik dhe fatkeqësisht tanimë edhe përkundër deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Muratit që VV nuk i rritë pagat para zgjedhjeve, dy javë më vonë u ngreh për veshi nga shefi i tij, kryeministri Kurti”, ka thënë Mustafa.

Vendimin për rritjen e pagave, Mustafa e ka quajtur elektoral, duke theksuar se me këso vendime tentohet të kushtëzohet qytetari per ta votuar VV-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat