Spahiu për rritjen e pagave: Shtos i lodhët i Kurtit, e ka shit Thaçi në vakt të vetin

Aktuale

Spahiu për rritjen e pagave: Shtos i lodhët i Kurtit, e ka shit Thaçi në vakt të vetin

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 21:37
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, nuk ka kursyer kritikat ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave.

Spahiu e ka cilësuar si “shtos të lodhët” këtë vendim të qeverisë.

“Ky është shtos i lodhët edhe këta e ka shit Thaçi në vakt të vetin. Ky popull nuk i han vazhdimisht të njëjtat shtosa”, ka thënë Spahiu në “Politiko”.

Sipas tij, askush nuk do ta orientojë votën në kuadër të kësaj rritje.

“Ti kur e din që tjetri me ta ble votën ty do të thosha është pak fyese. Thotë ai ashtu kështu e marr pagën, kështu që votën po ia qes kujt të dua”, ka thënë Spahiu teksa nuk e ka quajtur efektiv vendim për rritjen e pagave.

Spahiu ka ripërsëritur se ky vendim nuk është një “trik” që mund të mbledhë vota, përkundrazi sipas tij, Kurti ka humbur shumë, ngaqë siç tha ai, ua ka prekur dinjitetin njerëzve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat