Durmishi thotë se “situata është pak komplekse” kur pyetet rreth monopolit për kerozinë në aeroport

Aktuale

Durmishi thotë se “situata është pak komplekse” kur pyetet rreth monopolit për kerozinë në aeroport

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 22:54
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e ka quajtur “situatë komplekse” monopolin për kerozinë në Aeroportin e Prishtinës, dhe çështjen e biletave të cilat shiten me çmime stratosferike.

Durmishi ndonëse mban pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës, tha se personalisht nuk është marrë me këtë çështje.

Sipas tij, çmimi i biletave nuk ndikohet vetëm nga kerozina por edhe nga “disa faktorë të tjerë”, ndonëse nuk tregojë ndonjë nga ta.

“Është pak më komplekse situata se nuk është që vendimet… të gjitha, për gjithçka aty i merr Ministria. Është kjo marrëveshja e koncesionimit e krejt këto. Por jemi duke u marrë. Unë personalisht jam marrë më pak, nuk i di detajet…

Nuk e ndikon çmimin e biletave. Nuk varet vetëm prej kerozinës. Është një prej faktorëve por disa faktorë të tjerë ne i kemi eleminu që do të duhej të ndikonin në çmimin e biletave.

“Mund të mos ndikoj as çmimi i kerozinës sepse ne nuk e vendosim çmimin si ministri, është tregu i lirë. Është atë monopol do ta zhdukim por dua të them që jemi duke i bërë të gjitha hapat e mundshëm në mënyrë që me ndiku në uljen e çmimeve.” – tha Durmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat