Hoxhaj: Një koalicion PDK-LVV e shoh të pamundur

Aktuale

Hoxhaj: Një koalicion PDK-LVV e shoh të pamundur

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 23:11
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e sheh të pamundur një koalicion qeverisës mes PDK-së dhe LVV-së pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.

Sipas tij, mungesa e rezultateve nga Qeveria Kurti e pamundëson një gjë të tillë dhe jo dallimet që mundë të jenë ta patejkalueshme mes dy subjekteve politike.

“Një koalicion në mes të VV-së dhe PDK-së në gjykimin tim e shohë të pamundur. Ndryshimi politik që ka ndodhë më 14 shkurt 2021, ka qenë ndryshim për të keq”, ka thënë Hoxhaj.

Ish- ministri i Jashtëm ka thënë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të udhëhiqet nga opozita.

“Ndryshimi politik që duhet të ndodhë më 9 shkurt duhet të ndodhë për të mirë dhe qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet nga opozita.Kjo do të ishte në interes të vendit”, tha Hoxhaj.

Për të ardhja e Kurtit në pushtet ka qenë aksident i cili sipas tij, nuk do të ndodhë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat