“Dikujt keni me i hy në hak” – Mustafa e Buzhala debatojnë për rritjen e pagave

Aktuale

“Dikujt keni me i hy në hak” – Mustafa e Buzhala debatojnë për rritjen e pagave

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 23:30
Viktor Buzhala, Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se nuk ka pasur asnjë përparim nën udhëheqjen e qeverisë Kurti.

“Nuk ka përparim në asnjë sferë përveç tri metra urë në Istog”, ka thënë me ironi Mustafa.

E derisa është komentuar edhe kundërpërgjigja e Abdixhikut për rritjen e pagave, ai është pyetur nga gazetari Buzhale se “ku do t’i marrin paratë që po i premton kandidati për kryeministër i LDK-së për rritjen e pagave?”

Mustafa ka thënë se buxheti do të vijë nga rritja reale që do të ketë Kosova pas ardhjes në pushtet të LDK-së.

“Kjo qeveri z.Buzhala është qeveria më e dobët me investime kapitale. Kjo qeveri në shumicën e këtyre katër viteve nuk ka mundur të zbatojë as gjysmën e buxhetit”, ka thënë Mustafa i cili ka vazhduar kritikat për qeverinë.

Por ishte Buzhala ai i cili këmbëguli me pyetje ndaj Mustafës “Nuk ma dhatë përgjigjen se ku keni me i marrë qato të holla që keni me i rrittë pagat prej ditës së parë?”

“Prej ditës së parë nga buxheti ekzistues i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

“Dikujt keni me i hy në hak. Jo keni me i hy në hak subvencioneve dhe transfereve në bujqësi, ja keni  me i hy në hak investimeve kapitale se s’keni ka i merrni tjeterkun ato pare”, ka thënë Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat