Hamza nga Kaçaniku: Do t’i përmbushim pritjet e qytetarëve

Aktuale

Hamza nga Kaçaniku: Do t’i përmbushim pritjet e qytetarëve

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 23:41
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza turneun e tij nëpër Kosovë e ka vazhduar në Kaçanik.

Ai ka thënë se si çdo herë, në Kaçanik kishte mobilizim të jashtëzakonshëm teksa ka premtuar se qeverisja e tij do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve.

“Me nder, vullnet e përgjegjësi, do t’iu shërbejmë qytetarëve në tërë Kosovën. Me kompetencë do t’i përmbushim pritjet e tyre. Për të rinjtë, gratë dhe çdo profesionist, perspektivë, mundësi të reja dhe vende pune. Të moshuarve, pensione meritore dhe përkujdesje institucionale. Ndërrmarrësve, mbështetje deri sa të forcohen. Çdo zyrtari, mjeku e mësimdhënësi, polici, zjarrfikësi e ushtari, paga të dinjitetshme, motiv e krenari”, ka shkruar Hamza në Facebook.

“Unë besoj se kjo është Kosova që të gjithë e duam”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat