Arben Mustafa i PDK-së me kritika për Qeverinë Kurti

Aktuale

Arben Mustafa i PDK-së me kritika për Qeverinë Kurti

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 23:57
Arben Mustafa

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, thotë se Qeveria e Kosovës i ka trajtuar keq dhe egër sindikatat në përgjithësi.

Musatafa ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka treguar shembullin më të keq se si trajtohen sindikatat në një vend demokratik.

“Nuk ka Qeveri në historikun e Kosovës që i ka trajtuar  sindikatat më keq e më egër se Albin Kurti dhe qeveria e tij. Nuk ka sindikatë që ka ngritur zërin në kërkesë për kushte më të mira e që nuk është poshtëruar dhe linçuar nga VV-ja dhe vetë Kurti.

Kemi të bëjmë me një kryeministër që ka thënë plotësisht të kundërtën para se të vijë në pushtet, mirëpo me të ardhur në pushtet ka treguar shembullin më të keq se si trajtohen sindikatat në një vend demokratik”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat