Mustafa: PDK-ja do ta mposhtë VV-në, kryeministri i ardhshëm do të jetë Bedri Hamza

Aktuale

Mustafa: PDK-ja do ta mposhtë VV-në, kryeministri i ardhshëm do të jetë Bedri Hamza

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 00:09
Arben Mustafa

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, është i bindur që subjekti i tij politik do ta mposht partinë qeverisëse LVV-në në zgjedhjet e ardhshme nacionale që do mbahen më 9 shkurt 2025.

Mustafa tha se kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të jetë Bedri Hamza.

“Me besim të plotë ju them se ne do ta mposhtim Vetëvendosjen dhe kryeministri i ardhshëm i vendit do të jetë Bedri Hamza. E them këtë duke u bazuar në fakte që qytetari i Kosovës e provojë Albin Kurti e VV-në, nuk ka një segment të jetës ku qytetari i Kosovës sot mund të flas për përmirësim të jetës në qeverisjen e Albin Kurtit. Në këto kushte nuk mund të pritet që ky kryeministër ta fitojë prapë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

“Ne qytetarëve të Kosovës po ia ofrojmë një kandidat si z.Bedri Hamza. Një kandidat i dëshmuar në të kaluarën, jo një kandidat për ta provuar”, tha tutje Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat