Selmanaj: LDK nuk është LVV, ne premtojmë atë se çka mundemi me realizu

Aktuale

Selmanaj: LDK nuk është LVV, ne premtojmë atë se çka mundemi me realizu

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 00:28
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj duke folur për progrmain e zgjedhor të LDK-sa tha se LDK-ja nuk jep premtime për gjëra që nuk munden t’i realizojnë ashtu siç bëri LVV-ja.

”LDK nuk është LVV, VV ka premtuar 160 qerdh, 4 mijë banesa e çka s’ka premtuar, ne nuk jemi të tillë ne po premtojmë atë se çka mundemi me bë për 4 vite”, tha Selmanaj.

Ai gjithshtu tha se me ardhjen e LDK-së në pushtet është  e ”garantuar heqja e masave”.

Selmanaj ka thënë se me qeverinë aktuale ka  ”korrupsion të struktuar”, teksa shtoi se kurrupsion më të madh nuk ka pasur asnjëherë.

Sipas Selmanajt, ka thënë se ”Kurti po të bënte që une distancohem por ky i ka mbrojtur me fuqinë më të madhe, ka qenë në dijëni për të gjitha, skemë e organizuar me zot shtëpije dhe unë mendoj se rregjisori i ktij skenari është Kurti”.

Selmanaj tutje ka shtuar se ”Hajnia në këtë qeveri ka zot shtëpije”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat