Deputeti ironizon me opozitën: Nalne dorën se Zvicër na bonët

Aktuale

Deputeti ironizon me opozitën: Nalne dorën se Zvicër na bonët

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 00:38
Halil Thaçi

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi ka ironizuar me premtimin e LDK-së se me ta në pushtet vlera e koeficientit të pagave do të jetë 150 euro dhe me atë të AAK-së se vlera do të jetë minimum 150 euro.

Sipas Thaçit, këto paga janë vetëm në Zvicër.

“Nalne dorën opozitë se Zvicër na bonët”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe, sot Qeveria ka njoftuar se nga janari do të ketë rritje pagash për sektorin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat