Deputetët e pushtetit e konsideruan të jashtëligjshme thirrjen e kësaj mbledhje
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë adresuar kritika ndaj kryetares së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu.
Pozita kritikuan kryetaren për thirrjen e kësaj mbledhje për “alarmin që është ngritur për përcjelljen e gazetarëve nga agjentët e AKI-së”.
Deputetët e pushtetit e konsideruan të jashtëligjshme thirrjen e kësaj mbledhje, ndërsa deputeti i VV-së, Luan Aliu lëshoi mbledhjen.
Pas këtij diskutimi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshaun mbledhejn me arsyetimin se kjo mbledhje është thirrur jashtëligjshëm nga kryetarja Ganimete Musliu.
Me të filluar mbledhja, janë përplasur deputetja e PDK-së, kryetarja e Komisionit Ganimete Musliu me deputetin e VV-së Salih Zyba.
Ky i fundit ka insistuar që Drejtori të mos raportoj për çështjen në fjalë.
“Cili është presioni i kryetares se komisionit nga kush, e ke thirre mbledhje me propagande të sms-ave”?.
Ndërkohë Musliu i është kthyer Zybës, duke i thënë atij se nuk mund të vendos nëse raportimi do të ndodh ose jo.