Deputetët e VV-së e lëshojnë mbledhjen ku ishte ftuar të raportonte drejtori i AKI-së

Aktuale

Deputetët e VV-së e lëshojnë mbledhjen ku ishte ftuar të raportonte drejtori i AKI-së

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 08:21 Përditësuar në ora: 10:50 më 30.10.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputetët e pushtetit e konsideruan të jashtëligjshme thirrjen e kësaj mbledhje

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë adresuar kritika ndaj kryetares së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu.

Pozita kritikuan kryetaren për thirrjen e kësaj mbledhje për “alarmin që është ngritur për përcjelljen e gazetarëve nga agjentët e AKI-së”.

Deputetët e pushtetit e konsideruan të jashtëligjshme thirrjen e kësaj mbledhje, ndërsa deputeti i VV-së, Luan Aliu lëshoi mbledhjen.

Pas këtij diskutimi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshaun mbledhejn me arsyetimin se kjo mbledhje është thirrur jashtëligjshëm nga kryetarja Ganimete Musliu.

Me të filluar mbledhja, janë përplasur deputetja e PDK-së, kryetarja e Komisionit Ganimete Musliu me deputetin e VV-së Salih Zyba.

Ky i fundit ka insistuar që Drejtori të mos raportoj për çështjen në fjalë.

Cili është presioni i kryetares se komisionit nga kush, e ke thirre mbledhje me propagande të sms-ave”?.

Ndërkohë Musliu i është kthyer Zybës, duke i thënë atij se nuk mund të vendos nëse raportimi do të ndodh ose jo.

Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e kësaj agjencie

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot pritet që të raportojë drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Mbledhja pritet që të fillojë në ora 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes të komisionit, të mbajtur më 25.09.2024

Raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z.Petrit Ajeti

Të ndryshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat