Kreu i KGJK-së tregon se a ka dështuar procesi i Vettingut në Kosovë

Aktuale

Kreu i KGJK-së tregon se a ka dështuar procesi i Vettingut në Kosovë

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 08:21
Ilustrim

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, duke folur për idenë e vettingut, tha se pako e reformës që tashmë është e dakortësuar tanimë në mes të Qeverisë dhe Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Porkurorial, po edhe e Akademisë së Drejtësisë është një pako gjithëpërfshirëse që ka adresu të gjitha çështjet që kanë qenë objekt diskutimi për shumë çështje në sistemin e drejtësisë.

“Është një pako që ka edhe vlerësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por sigurisht ka edhe përspektivën e raportit të Venecias, vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të vlerësimit që ne e kemi i bërë bashkë të gjitha institucionet.

Është një pako që në momentin që miratohet, besoj se ka me e përmbyll për një kohë të gjatë çështjen e nevojës për reformë në sektorin e drejtësisë dhe sigurisht që ka me e hapë një pjesë të dytë për diskutimin e saj që është pjesa e institucioneve.

Besoj se kjo pako duhet të çmohet dhe vlerësohet nga të gjithë, për faktin që ka legjitimuar të gjitha institucionet dhe ka edhe zotime të institucioneve për zbatimin”, tha Zogaj në ATV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat