Bajrami: Rritja e pagave për 55 euro është tallje me çdo shërbyes civil

Aktuale

Bajrami: Rritja e pagave për 55 euro është tallje me çdo shërbyes civil

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 08:32
Hykmete Bajrami

Ish/ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritje pagash në sektorit publik për 55 euro.

Bajrami ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se kjo rritje është tallje me shërbyesit civil.

“Rritja e pagave 55 euro është tallje me çdo shërbyes civil, sepse shporta bazë e konsumit ka pësuar rritje të çmimeve mbi 50% gjatë këtij mandati”, u shpreh Bajrami.

Ish/ministrja Bajrami vlerëson se çdo rritje e pagave në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik.

“Çdo rritje e pagave, pensioneve dhe çdo përdorim i parasë publike në kohë fushatë është skemë e korrupsionit publik sepse bëhet vetëm për të ble mbështetje elektorale”, tha ajo.

Bajrami e cilësoi si joligjore vendimin për rritjen e pagave për 55 euro për sektorin publik.

“Rritja e pagave për 1/2 e koeficientit mundet me u bë vetëm me plotësim-ndryshimin e Ligjit e Pagave, sepse nuk ka mundësi me ndryshu tabela e koeficienteve që është shtojcë e Ligjit të Pagave me Ligj të Buxhetit, me Ligj të Buxhetit ka mundësi me ndryshu vetëm vlera e koeficientit, dmth. rritja e propozuar sot është eshe joligjore”, deklaroi Bajrami.

Sipas Bajramit, rritja e pagave nga Qeveria është dashur të bëhej para dy vitesh.

Ajo ka premtuar se pas zgjedhjeve me kryeministrin Lumir Abdixhiku, koeficienti do rritet në 150 euro.

“Rritja e pagave do të duhej të behej para 1 apo 2 viteve. Prandaj, në javën e parë, pas 9 shkurtit, me Kryeministër Lumir Abdixhiku, koeficienti do të rritet në 150 euro”, përfundoi Bajrami.

Për rritjen e pagës në sektorin privat kanë reaguar Sindikatat, duke shprehur pakënaqësitë e tyre.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, shprehu kritika lidhur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

‘’55 euro ngritje nga janari është një ngritje e pa pranueshme për ne dhe sindikata jonë shpreh kundërshtimin e plotë nda këtij veprimi të kryeministri Kurti dhe ministrit Murati pra jemi thellësisht të pakënaqur me deklaratën e tyre dhe aq më shumë kur ky vendim vlen nga janari ‘’, tha Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat