27 vjeçari L.P nga Vitomirica e Pejës është gjetur pa shenja jete të martën në fshatin Gllaviçicë të Pejës.
I njëjti ishte raportuar si i zhdukur ditë më parë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje.
Trupi i pajetë është gjetur 100 metra larg varrezave.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete 100 metra larg varrezave, ai dyshohet se ka qëlluar vetën me armë. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar pistoleta me 14 fishekë dhe një gëzhojë”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.