Dyshohet për djegie të serverit, reagon Komuna e Podujevës

Aktuale

Dyshohet për djegie të serverit, reagon Komuna e Podujevës

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 10:13
Zhitia deklaroi se po tentohet të krijohet panik tek qytetarët.

Në komunën e Podujevës, po dyshohet se janë djegur serverët e administratës.

Kështu të paktën ka deklaruar aktivisti i shoqërisë civile, Shemsi Jashari.

Por, kjo u mohua kategorikisht nga pushteti lokal atje, përmes zëdhënësit Fatri Zhitia.

Zhitia deklaroi se po tentohet të krijohet panik tek qytetarët.

“Nuk është e vërtetë se ka djegie të serverit, këto janë manipulime dhe dezinformata. Do ta sqarojmë të gjithë këtë problem për publikun pasi s’ka asgjë të vërtetë në ato që janë thënë”, tha ai.

“Për besë nuk ka kurrgjë e veç po krijojnë panik te qytetarët. Këto të dhëna të qytetarëve nuk i ruan serveri komunës hiç, po ASHI-ja që e menaxhon Ministria e Punëve të Brendshme”, theksoi ai.

“Të dhënat që janë të ndjeshme e kofidenciale si ruajmë ne hiç, se nuk na takon”, shtoi zëdhënësi i komunës Fatri Zhitia.

Komuna e Podujevës pas pak del me sqarim më të zgjedhur lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat