Prokuroria në fazën e fundit të hetimeve në rastin e të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Aktuale

Prokuroria në fazën e fundit të hetimeve në rastin e të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë është në fazën finale të procesit hetimor në rastin ku Edmond Lajqi dyshohet se ka vrarë gruan e tij në prill të këtij viti në Pejë. 

Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se janë në pritje të analizave të ADN-së nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

Prokuroria Themelore në Pejë, lidhur me rastin e vrasjes se rëndë, i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe jemi në fazën finale të procesit hetimor. Prokurorja e çështjes, nga data 29 prill 2024, ka urdhëruar Agjencionin Kosovar të Forenzikës, për analiza të ADN-së dhe përkundër disa kërkesave të vazhdueshme nga prokurorja e shtetit, ky institucion ende nuk ka kthyer rezultatet e kërkuara”, tha Nikqi.

Me pranimin e këtyre rezultateve, ai tha se do të kompletohet procesi hetimor dhe do ngritet aktakuza për të pandehurin.

Ndryshe, më 16 prill 2024, një grua ishte vrarë në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, i dyshuari (bashkëshorti i saj) ishte arrestuar dhe më pas i ishte caktuar masa e paraburigmit, masë nën të cilën vazhdon të jetë ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat