INDEP-i i reagon qeverisë: Koeficienti të harmonizohet me pagën minimale, jo me lojërat për pushtet

Aktuale

INDEP-i i reagon qeverisë: Koeficienti të harmonizohet me pagën minimale, jo me lojërat për pushtet

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 10:53
Ilustrim

Instituti për Politika Zhvillimore, ka reaguar pas njoftimit të qeverisë dje, ku u bë e ditur se do të rritet koeficienti i pagave në sektorin publik.

Sipas INDEP-it, për të disatën herë, partitë politike në Kosovë për përdorin ndryshimet në nivelet e pagave të sektorit publik për qëllime elektorale.

“Vendimi i fundit i Qeverisë për rritjen graduale të koeficientëve të pagave në sektorin publik dhe reagimet e ngjashme nga opozita janë shembull tjetër i kësaj prirjeje shqetësuese, veçanërisht në kohën kur vendi po i afrohet zgjedhjeve të reja”.

“Në kohën e diskutimit dhe miratimit të Ligjit për Pagat, INDEP kishte argumentuar se koeficientet duhet të ndërlidhen drejtpërdrejt me vlerën e pagës minimale. Ky model jo vetëm që do të ofronte transparencë dhe një bazë të qëndrueshme, por edhe do të siguronte një lidhje të domosdoshme mes sektorit publik dhe atij privat”, thuhet në reagim.

Tutje, sipas INDEP-it, rritja e njëanshme e pagave në sektorin publik pa një ndërlidhje direkte me sektorin privat shkakton jo vetëm ndasi ekonomike, por sipas tyre, ndikon në të gjithë ekuilibrin ekonomik të vendit.

“Këto ndryshime duhet të jenë rezultat i rritjes ekonomike të përgjithshme dhe të vendimmarrjes së përbashkët sociale, e jo premtimeve a vendimeve në prag të zgjedhjeve”.

“Praktikat e përsëritura të partive politike për të manipuluar me pagat publike gjatë cikleve zgjedhore janë precedent i dëmshëm që minon integritetin e politikave publike dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”, thuhet tutje në reagim.

Më tej, INDEP=i tha se apleon te qeveria që rritjet e koeficientëve të pagave të jenë produkt i një metodologjike të qartë, transparente dhe të parashikueshme, të mbështetur në indikatorë ekonomikë të mirëfilltë dhe në një qqasje të konsultuar me të gjitha palët.

“Manovrat politike, që synojnë të shfrytëzojnë ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj kushteve ekonomike për përfitime elektorale, e largojnë fokusin nga politikat afatgjata dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Rritja e inflacionit dhe përkeqësimi i kushteve të jetesës për qytetarët kërkon një qasje të përbashkët, ku interesi publik dhe mirëqenia ekonomike e të gjithë qytetarëve janë mbi interesat partiake”.

“Për një sistem pagash më të drejtë dhe të qëndrueshëm, INDEP edhe njëherë bënë thirrje për harmonizimin e koeficientëve me pagën minimale dhe për një politikë që bazohet në ligjvënie gjithëpërfshirëse, larg premtimeve të brishta dhe politizimit elektoral”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat