Abdixhiku e lajmëron “Turneun e Ndryshimit”, tubimet nëpër qytete të Kosovës i nis më 7 nëntor nga Prishtina

Aktuale

Abdixhiku e lajmëron “Turneun e Ndryshimit”, tubimet nëpër qytete të Kosovës i nis më 7 nëntor nga Prishtina

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 11:12
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhjeg e ardhshme e përcaktojnë fatin e Kosovës.

Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë se sa fatin e një qeverie. Ato përcaktojnë fatin e vet Kosovës; si një vend i njerëzve të lirë që punojnë e jetojnë mirë, apo i një shteti të mbyllur, në zbrazje e përplasje tensionuese të pafundme! Unë kam zgjedhur ndryshimin!”

Abdixhiku ka thënë se nga Prishtina, më 7 nëntor, do të nisin ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në cdo anë.

“Dhe nga Prishtina, me 7 nëntor, së bashku me ekipin tim po nisim ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në çdo anë. Po nisim ‘Turneun e Ndryshimit’! Ejani, të gjithë, në tubimet tona tek qytetet e juaja. Ejani, të bëhemi bashkë, në përcaktimin e së ardhmes që e meritojmë! Bëhu pjesë e rrugëtimit tonë plot shpresë! Bëhu ndryshimi!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka publikuar edhe datat dhe vendet ku do të mbahen këto tubime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat