Shatri: Kurti po jep premtime “paramartesore”, nuk realizohen pa u miratuar buxheti

Aktuale

Shatri: Kurti po jep premtime “paramartesore”, nuk realizohen pa u miratuar buxheti

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 11:35
Haki Shatri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me vartësin e tij, Hekuran Murati, njoftoi të martën për rritje pagash për punëtorët e sektorit publik, ku nga janari 2025 atyre do t’u shtohen nga 55 euro bruto, ndërsa nga korriku i vitit tjetër edhe 55 € të tjera.

Këtë vendim të pushteti aktual po e kritikon ish-ministri i Financave, Haki Shatri, i cili i konsideron si ‘premtime para martesor’.

Shatri thotë se rritja prej 55 eurosh nuk mjafton krahas rritjes së çmimeve.

“Këto janë premtime paramartesore se nuk realizohen asnjë, por edhe nëse po, ajo 55 euro nuk vlen asgjë krahas çmimeve e inflacionit dhe nuk është e mjaftueshme. Është premtim parazgjedhor për me i joshë qytetarët”, u shpreh Shatri.

Tutje, Shatri thotë se ky nuk është vendim, por premtim, pasi sipas tij, koeficienti duhet të aprovohet në Kuvend dhe në buxhetin e ri.

“Këto janë premtime sepse rritja duhet të jetë me vendim, që koeficienti i ri të hy në buxhet për 2025-twn, kur aprovohet në Kuvend”, deklaroi Shatri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat