E lëshuan takimin ku po raportonte drejtori i AKI-së, deputetët e VV-së me akuza ndaj Musliut të PDK-së

Aktuale

E lëshuan takimin ku po raportonte drejtori i AKI-së, deputetët e VV-së me akuza ndaj Musliut të PDK-së

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 11:45
Deputetët e VV-së

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë mbajtur konferencë për media për ta kundërshtuar thirrjen e mbledhjes së Komisionit nga kryetarja Ganimete Musliu.

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, tha se thirrja e kësaj mbledhje për të raportuar drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti është e kundërligjshme.

Madje ai tha se ata nuk e kanë ditur arsyeje e thirrjes së mbledhjes, duke shtuar se këto metoda të përdoruara nga Musliu po e cenojnë dhe denigrojnë pozicionin e Agjencisë.

“Siç e kuptuam nga ajo përpjekje për ta mbajtur atë mbledhje dhe pati tendenca për ta tejkaluar kompetencat e Komisionit tonë, veçanti me cenuar dhe denigruar pozicionin e Agjencisë, këtë rast përmes numrit të vogël të deputetëve që nuk treguan se kush janë thirrësit”.

“Konsiderojmë çdo përpjekje siç edhe po ndodh duke e keqpërdorur kryetarja e Komisionit përpjekjen me dëmtuar ose me qenë cak individi apo vetë drejtori i Agjencisë, për neve janë të papranueshme dhe do të shohim metodat dhe arsyet ligjore përse kryetarja e ka ftuar një mbledhje të parregullt”.

“Kryetarja ka ftuar drejtorin e AKI-së pa e ditur ne si deputetë, çka është pyetja dhe çka është kërkesa”, u shpreh Zyba.

Deputeti tjetër i VV-së, Arbër Rexhaj, tha se mbledhja është thirrur qëllimisht e jashtëzakonshme për të krijuar dramë nga opozita.

“Mbledhja është dashur të thirrur si mbledhje e zakonshme dhe ne do të kishim marrë pjesë në kuptimin siç e bën drejtori i AKI-së. Është thirrur qëllimisht e jashtëzakonshme për të krijuar dramë të cilat në ditët në vazhdim do të shihni e që do të keqpërdoren”.

“Drejtori i AKI qëndroi brenda por nuk ka të drejtë të që drojë brenda sepse mbledhje nuk filloi, nuk u votua as rendi i ditës e as procesverbali. Mbledhja nuk ka kuorum, ajo mbledhje është e pavlefshme me kuptimin se nuk ka mekanizëm që të vazhdohet tutje”, u shpreh Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat