Deputetët mbështesin emërimin e 7 anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Aktuale

Deputetët mbështesin emërimin e 7 anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 12:08
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë mbështetur emërimin e 7 anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ndonëse opozita s’mori pjesë në votim, kjo pikë kaloi me 61 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër.

“Mandati i anëtarëve të Këshillit është tri vite.

Ju urojmë suksese”, tha kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat