Ky është i burgosuri 78-vjeçar që vdiq dje, ishte dërguar në Burgun e Gjilanit para 1 jave

Aktuale

Ky është i burgosuri 78-vjeçar që vdiq dje, ishte dërguar në Burgun e Gjilanit para 1 jave

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

I burgosuri që vdiq mbrëmë si pasojë e një sëmundje ishte duke u trajtuar për rreth javë dhe pikërisht në ditën kur u dërgua për kontroll në Spitalin Rajonal të Gjilanit, iu përkeqësuar gjendja. Për vdekjen e tij ka njoftuar SHKK dhe Policia, ndërsa tashmë është iniciuar edhe rasti.

Media merr vesh se i burgosuri që humbi jetën është Murat Rama, 78-vjeçar, i cili është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, më 23 tetor, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më pas, me rekomandimin e mjekut të Njësisë Shëndetësore, ai ishte dërguar në Repartin e Neurologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku pas trajtimit ishte liruar.  

Por, gjatë transportit për në Burgun e Dubravës, gjendja shëndetësore e tij u keqësua dhe ekipi mjekësor u detyrua ta dërgojë në QKMF-në në Istog.  

Aty, ekipi mjekësor vetëm e konstatoi vdekjen e tij dhe menjëherë u njoftua Policia.

Nga SHKK kanë bërë me dije se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes së tij.

Kujtojmë se ditën e djeshme vdiq edhe një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Hajvali. Aleks Gerbi kreu vetëvrasje në qeli, 1 muaj pasi u arrestua për rastin e 1 ton drogë në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat