Kadrijaj: Kurti e Gërvalla s’kanë çka prezantojnë para bashkatdhetarëve, vendit i sollën sanksione

Aktuale

Kadrijaj: Kurti e Gërvalla s’kanë çka prezantojnë para bashkatdhetarëve, vendit i sollën sanksione

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 14:03
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurt Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, po i shfrytëzojnë ambasadat dhe konsullatat për publikim dhe njoftim të takimeve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas saj, kjo qeveri nuk ka çka prezanton para bashkatdhetarëve tanë.

“Tash në kohë fushate, pas katër vitesh keqqeverisje dhe moskujdes ndaj diasporës, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla po vizitojnë mërgimtarët për fushatë zgjedhore. Nuk di çfarë do të prezantojnë para bashkatdhetarëve kjo qeveri e dështuar – qeveri që vendit i solli sanksione, asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Kadrijaj.

Postimi i plotë: 

Sa çuditshëm! Tash në kohë fushate, pas katër vitesh keqqeverisje dhe moskujdes ndaj diasporës, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla po vizitojnë mërgimtarët për fushatë zgjedhore. Nuk di çfarë do të prezantojnë para bashkatdhetarëve kjo qeveri e dështuar – qeveri që vendit i solli sanksione, asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Këtë radhë këta matrapazë po shfrytëzojnë ambasadat dhe konsullatat për publikim dhe njoftim të takimeve të VV-së. Ministria e Jashtme dhe shërbimet diplomatike duhet të jenë jopartiake e jo të shndërrohen në mekanizma për zhvillimin e fushatës elektorale të Vetëvendosjes.

Mërgimtarë, mos u mashtroni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat